Vëllai i deputetes Mimoza Kusari, Ylber Kusari dhe partneri i tij Jonathan Ausman janë bërë prindër për herë të parë.

Para pak muajsh çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me një ceremoni martesore ku dukeshin tepër të lumtur krah njëri-tjetrit.

Lajmin për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre e ka bërë Jonathan me anë të një postimi në Facebook ku ka shkruar:

Jemi shumë krenarë të njoftojmë lindjen e vajzës sonë Adea Ausman-Kusari më 1 mars 2022 në orën 17:49 në Spitalin e Përgjithshëm Brockville.