Pamjet e rënda të dhunës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë qarkulluan kudo në rrjet. Por pse e filomi Princi ish-parteneren e tij në atë gjendje?
Avokati i Princ Lekës sqaroi se çdo njeri që bëhet subjekt i dhunë duhet ta dokumentojë dhunën. Sipas tij nuk ka patur raste të mëparshme dhune dhe se Elia duhet të ishte distancuar.
“Çdo njeri që bëhet subjekt i dhunë duhet ta dokumentojë dhunën. Marrëdhënia mes Elias dhe Princit ka qenë shumë qytetare deri sot, ka qenë një marrëdhënie shumë korrekte. Nuk ka pasur dhunë të mëparshmen,. Ky është një rast për të ardhur keq që ndodhi. Kësaj dhune i është bashkuar edhe Elia, mendoj që duhej të ishte distancuar,”-tha avokati për ReportTv.
Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II.