Detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Tiranë pak çaste më parë, ku dyshohet se një sherr mes dy grupeve ka prodhuar dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur te ‘Zgara Korçare’ janë grindur 3 djem që po lëviznin në këmbë me dy të tjerë që ishin në lëvizje me një makinë.

Sherri ka nisur për shkaqe banale, përse më ke zënë rrugën. Janë konfliktuar me sende të forta dhe dy prej tyre janë dëmtuar, një në krah e tjetri në këmbë, por nuk raportohet të kenë probleme për jetën.

Makina është bllokuar nga policia dhe po punohet për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, janë dëmtuar me copa xhami.