Pse Safeti është në burg dhe Majlinda Bufi jashtë? Cili është standardi i SPAK?

Dy histori të ngjashme por me fate të ndryshme. Ajo e kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, përveç seksit, ka më pak abuzim se rasti i Kryetares së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Janë të ngjashëm, jo vetëm për përkatësinë politike dhe për rizgjedhjen në 14 maj. Të dy ishin personazhe të videoregjistrimeve ku duket qartësisht për të dy se kanë shkelur ligjin. Po ku dallojnë këto histori? Çfarë e bën më të rëndë atë që bëri Safet Gjici? Pse ai është në burg, ndërsa Majlinda Bufi në zyrë?

Pse Safeti është në burg dhe Majlinda Bufi jashtë? Cili është standardi i SPAK?
Pse Safeti është në burg dhe Majlinda Bufi jashtë? Cili është standardi i SPAK?

Dallimi i parë është se Gjici u filmua duke bërë seks, ndërsa Majlinda Bufi duke kërcënuar punonjësit dhe qytetarët për të mos votuar kandidatin e opozitës. Nga të dy këto, ligji dënon vetëm të dytën, por meqë morali publik dënon të parën, SPAK vendosi t’i japë prioritet moralit.

Këtë e vërteton dallimi i dytë. Në video dhe audiopërgjimet e publikuara nga ‘Piranjat’, gazetarët janë kujdesur që shkelja e ligjit të jetë e qartë, pa patur nevojë për hetime të mëtejshme. Ndërsa në rastin e Gjicit, për të gjetur shkeljen duhej hetuar çfarë ndodhi pas ejakulimit prematur repetitiv të kryetarit të Bashkisë.

Pra, nëse SPAK do të ndiqte linjën ligjore, do t’i mjaftonte investigimi i ‘Piranjave’ për ta nxjerrë të pandehur Majlinda Bufin. Këtu del dhe dallimi i tretë, që për krimin zgjedhor të Bufit, SPAK nuk nisi hetim kryesisht, si me vërshimin e pakontrolluar seksual të Gjicit, që po të mos ishte për qentë rrugaçë, nuk do të ishte as krim. U desh padia e Flamur Nokës që të hapej hetimi për Bufin. Një hetim sa për t’i mbyllur gojën opozitës, se, pas 1 muaji nuk ka akoma asnjë zhvillim në dosjen e Roskovecit.

Safet Gjici është në burg, ndoshta me të drejtë, për një urdhër abuziv që ka dhënë pasi ka marrë si rryshfet një seancë “happy ending” në zyrë, ndërsa Bufi jashtë, pasi është kapur me zë dhe figurë duke shantazhuar zgjedhësit.

Nga ky krahasim duket sikur SPAK, ka kriter seksin ose zhurmën në ‘Tik Tok’ për të nisur një hetim, jo ligjin, aq më pak Kodin Zgjedhor që e detyron të merret ekskluzivisht me abuzuesit.