
Nga Agim Xhafka
Ndodhi dhe kjo. Plot socialistë u gëzuan që Erion Veliaj do të hetohet nën masën e sigurimit me burg. Normal që askush nuk shfaq ngazëllim për burgosjen e kujtdo, por në rastin në fjalë hareje qe kombëtare. E çudia se përfshiu dhe socialistët. Madje në masë të madhe.
Po pse? Sepse ai në organizmin e PS u fut me arrogancë prej Ramës. Pa kaluar në shkallët e karierës, pa dhënë prova se i përkiste familjes së tyre. Madje ca vite i luftoi ashpër ata, me tallje e ironi. Shkurt qe si mish u huaj në hundën socialiste. Që vetë jetonte e vegjetonte ngrohtë dhe i mbrojtur, por u bllokonte frymëmarrjen strukturave.
Veliaj pa qënë socialist asnjë ditë u katapultua ministër dhe më tej kryetar i bashkisë më të madhe. Pra u rendit nr 2 pa qënë kurrë as numri 898989898989 apo numri n siç thuhet në gjuhë teknike. Kjo e bëri që të shfaqej arrogant, me vetësiguri të tejkaluar dhe inferior veç ndaj Ramës. Tamam qen i tij si e cilësonte një ambasador. Më tej përbuzja erdhi si përbuzje e tij ndaj njerëzve të thjeshtë.
Megalomania dhe arroganca ndaj kujtdo. Vetëbesimi bëri që të bënte rrush e lëvdata buxhetin e tiranasve. Të shpërblente këdo, sidomos mediat dhe të shtypte me forcën e policisë bashkiake krejt njerëzit e pambrojtur dhe vunerabël. Krijoi një mit se gati ishte jashtëtokësor e mbinjerëzor. E si kudo tejkalimi i masës nis e të godet, nuk të fal. Grabitjet e fondeve, lejet e pallateve për miqtë, prishja e shtëpive për të hapur sheshe ndërtimi e kthyhen në tinozaur. Aq të rrezikshëm sa veç Rama mund ta ndalte. Por edhe atij iu trimërua me Sorosin. E kështu ky njeri hiç që erdhi nga hiçi u bë i rrezikshëm.
Fat që nuk u tut SPAK-u. Një arrest i vonë, por që e gozhdoi bishën që digjte para sikur djeg dru për të ngrohur duart
Data 10 shkur është dita e Debatikut, por do të shënohet si festë e madhe. Mbase përkufizohet festë kundër hajdutëve, si çlirim prej rrenës, si tirumf nda ligësisë e korrupsionit.
Ja pse u gëzuan shumë socialistët. Nga që larguan prej vetes një të keqe të madhe. Në gjuhë letrare ata kryen një operacion të vështirë. Hoqën nga trupi një kancer të egër. Me metastaza të shpërndara kudo. Cep më cep shoqërisë shqiptare.