
Kjo është foto e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes së 30-vjeçares.
Fotografia është publikuar në emisionin Opinion mbrëmjen e sotme. Në këtë fotografi është Liridona Ademaj me motrën e saj, ku shfaqet mjaft e lumtur.
Foto është shkrepur ditën e ngjarjes rreth orës 14:00 në shtëpinë e prindërve të saj. Ndërkohë që krimi i rëndë ndodhi atë mbrëmje në Prishtinë rreth orës 20:30.
Bashkëshorti i saj, Naim Murseli akuzohet si organizator dhe porositës i vrasjes së Liridona Ademajt.