Atentatori e vrasjes së 3- fishtë në Memaliaj, para se të hapte zjarr vetëm pak metra larg shënjestrës, dhe të linte të vdekur në vend, tre burra, babain e Adriatik Kalemit, kamarierin dhe një klient, i dha një mesazh të moshuarit.
Nuk dihet saktësisht çfarë ai i tha Shyqyri Kalemit, 74 vjeç, por hetuesit besojnë, se kanë të bëjnë me nga ato mesazhet tipike të hakmarrjes, ku vrasësi të sjell përshëndetjet e atij që porosit ekzekutimin.
Në foton e mëposhtme të publikuara nga VoxNews është automjeti tip BMW X5 me të cilën lëviznin autorët e vrasjes së 3-fishtë mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj, ku humbën jetën Shyqyri Kalemi, Gledian Muka dhe Marsel Çela dhe u plagos Artur Kalemi.
Supozohet që qitësi, i tha babait të Andrea Kalemit: Të fala të kesh…
Por megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e asaj çfarë deshifrohet në pamjet e kamerave të sigurisë, jo të lokalit, ku ndodhi krimi, por të godinës së bashkisë, pranë vendit të ngjarjes.
Fuoristrada ngjyrë e zezë me targa gjermane ndodhet vetëm 100 metra larg vendit ku personat që janë brenda saj do të zbraznin breshëritë e kallashnikovit në drejtim të Shyqyri Kalemit.
Kjo pamje është fiksuar pak sekonda para se të kryhej ekzekutimi i trefishtë.
Atentati në Memaliaj 20 korrik 2024
Të vrarë
1- Shyqyri Kalemi, 74 vjeç (babai i Andrea Kalemit)
2- Gledio Muka, 36 vjeç (kamarier)
3- Marsel Çela, 47 vjeç (klient)
I plagosur
Artur Kalemi, 57 vjeç (xhaxhai i Andrea Kalemit)
Makina është kapur nga disa prej kamerave sigurie gjatë lëvizjes, si para dhe pas atentatit. Por pavarësisht kësaj, në asnjërën nga pamjet nuk shquhen qartësisht vrasësit.