IMG_0480

E besuara e Edi Ramës, shkarkon miqtë e Erion Veliajt nga Bashkia

Anuela Ristani, kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi.

Vendimi erdhi menjëherë pasi Veliaj i delegoi firmën Sara Goxhajt, duke shkarkuar Ristanin. Megjithatë, pas disa orësh përplasje mes kryebashkiakut të arrestuar dhe kryeministrit, Ristani rifitoi kompetencat për të drejtuar përkohësisht Bashkinë.

Sipas burimeve, vendimi i parë që ajo mori ishte largimi i dy njerëzve të besuar të Erion Veliajt, Sara Goxhajt dhe Alban Dokushit./gazetajone