Dashi

Demi

Gjatë kësaj dite nuk do jeni në humor të mirë dhe do influencoheni lehtësisht nga të tjerët. Shpesh do ndodheni edhe në situata delikate. Nëse keni në një lidhje do e kundërshtoni partnerin tuaj dhe do keni mosmarrëveshje të shumta me të. Kujdes sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Ju beqarët nuk do keni sukses në dashuri edhe pse do lëvizni çdo gur që të keni në dorë. Do ju duhet ende të prisni edhe pak kohë. Në punë, duke punuar në grup, keni për të pasur arritje më të mëdha. Do keni karakter të fortë dhe nuk do përthyheni para sfidave. Në planin financiar do jeni shumë të vëmendshëm dhe nuk do keni as tronditjen më të vogël.

Binjakët

Falë Jupiterit sot do jeni më në humor dhe të gatshëm për të hedhur hapa të rinj. Nuk do ju mungojë as durimi dhe as vendosmëria. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet. Ju beqarët do i refuzoni ftesat që do iu bëhen duke humbur kështu mundësi të shkëlqyera. Në punë vërtet do ju duhet të kaloni goxha sfida gjatë kësaj dite, por falë organizimit dhe mbështetjes nga kolegët do mund t’ia dilni. Në planin financiar shumë gjëra do jenë më ndryshe se me parë. Gjendja sa do vije e do përmirësohet. Gjithçka falë përkujdesit tuaj.

Gaforrja

Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet më i qetë sot. Tashmë çdo problem ka për të gjetur një zgjidhje. Për ju të dashuruarit ka shumë mundësi që marrëdhënia me partnerin tuaj të përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment dhe shprehini ndjenjat pa dorashka. Ju beqarët do keni nevojë për më tepër siguri para se të filloni një lidhje. Prisni edhe pak kohë sepse do e gjeni atë që doni. Në punë do bëni mirë të respektoni kolegët dhe të flisni me ta para se të merrni vendime të mëdha. Sigurisht që zgjedhja do jetë e juaja, por disa mendime më shumë nuk të bëjnë asnjëherë keq. Financat do jenë shumë të mira dhe do mund të bëni edhe investimet që kishit menduar prej kohësh.

Luani

Gjatë kësaj dite do dini të veproni, por edhe të shpjegoni çdo hap që do hidhni. Mërkuri dhe Dielli do jetë përherë pranë jush. Ju të dashuruarve do ju duhet patjetër të merrni disa vendime të rëndësishme sepse ka kohë që gjërat nuk po ecin si i kishit menduar. Ju beqarët nuk do jeni në humorin e duhur dhe nuk do keni durim të kërkoni personin ideal. Në punë dëgjojini me shumë kujdes këshilla që do iu japin sepse ato mund t’iu ndryshojnë tërësisht mënyrat e të vepruarit. Shefat do ua njohin të gjitha meritat. Financat do jenë goxha të mira. Nuk pritet asnjë problem apo vështirësi në këtë sektor kështu që mund të rrini të qetë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite jo çdo moment do jetë i qetë. Tregohuni më të matur dhe më kreativë. Ndikimi i yjeve tej ju që keni një lidhje do jetë shumë kompleks. Disa do iu nxitin të jeni tolerantë dhe të kuptueshëm e disa të tjerë do iu nxitin të bëheni kokëfortë. Ju beqarët do keni një takim mbresëlënës nga i cili mund t’iu ndryshojë jeta përgjithmonë. Në punë detyra juaj kryesore do jetë të organizoni një projekt shumë të rëndësishëm për kompaninë. Sido që të jetë mos u nxitoni sepse mund të gaboni rëndë. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata të jetë e qëndrueshme. Të paktën jo për disa kohë.

Peshorja

Qëndroni me këmbë në tokë sot dhe mos lejoni askënd të futet në jetën tuaj. Bëni atë që ndieni pa u frikësuar. Jeta juaj në çift ka për të qenë një rutinë e vërtetë. Duhet t’i shtoni pak më tepër dozat e imagjinatës nëse doni që entuziazmi të rikthehet. Ju beqarët do keni shumë punë për të bërë dhe nuk do gjejnë kohën e duhur për t’ia kushtuar kërkimit të dashurisë. Në punë duhet ta inkurajoni edhe më shumë veten dhe të bëni përpjekjet e duhura. Nëse iu jepen misione të reja mendohuni para se të hidhni hapa. Financat do kenë mbështetjen e yjeve. Nuk do keni as vështirësi të mëdha, por as përmirësimet që keni pritur.

Akrepi

Do jeni shumë më optimistë gjatë kësaj dite dhe Dielli do iu japë akoma më tepër energji. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni aspak dyshime mbi partnerin dhe jeta do ju ecë si e kishit ëndërruar. Mund të provoni edhe kënaqësi dhe eksperienca të reja. Ju beqarët do i jepni më shumë prioritet se kurrë dashurisë dhe nuk do lini vend pa kërkuar princin e kaltër. Fati do jetë me ju. Në punë çdo gjë që keni pritur do ju realizohet më në fund. Do keni mbështetjen e pakushtëzuar të shefave dhe do merrni goxha përgëzime prej tyre. Për asnjë moment nuk do ndodhë asgjë e pakëndshme. Gjendja e financave do fillojë të ketë përmirësimet e para. Ja që sakrificat që keni bërë do japin rezultatet e shumëpritura.

Shigjetari

Nuk do jeni gjithmonë të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gabime që do ju kushtojnë. Nëse jeni në një lidhje do i jepni më shumë prioritet jetës suaj sentimentale duke lënë pas dore miqtë dhe familjarët. Sido që të jetë ata do ju kuptojnë. Pasioni do jetë i zjarrtë dhe emocionet të njëpasnjëshme. Ju beqarët do ndiheni shumë mirë me statusin që keni dhe as që do doni të bëni ndryshime. Në punë mjaft folët, por hyni sa më parë në veprim. Nga ana tjetër mundohuni të jeni edhe më të organizuar në mënyrë që t’i keni gjërat më të lehta për t’i zgjidhur. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe do i zgjidhni të gjitha problemet e mbetura pezull.

Bricjapi

Sado që të mundoheni nuk do mund të jeni të lumtur gjatë kësaj dite. Pjesën më të madhe të fajit e keni vetë dhe keni për ta zbuluar. Ju që keni një lidhje do jeni shumë xhelozë dhe kjo do e nxehë në disa momente atmosferën. Mirë është të qetësoheni e të flisni hapur dhe përballë me partnerin. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Në punë duhet të verifikoni çdo gjë para se të veproni në mënyrë që të mos përballeni me të papritura të pakëndshme. Mund të keni edhe vonesa që nuk do ju pëlqejnë aspak. Financat do mbeten ashtu si kane qenë. Të paktën do keni aq para sa për të kryesh shpenzimet më të domosdoshme.

Ujori

Sot do keni aftësinë t’i shihni gjërat më qartësisht dhe do gjeni zgjidhje edhe për disa probleme që ju kishin dalë. Yjet do jenë të pozicionuar mirë për ju që jeni në një lidhje dhe ju do e shfrytëzoni çdo sekondë. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi të veçanta. Ju beqarët nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do filloni menjëherë një histori dashurie. Në punë, idetë e bashkëpunëtorëve do ju ndihmojnë tej mase. Do jeni edhe më kreative dhe më të guximshëm nga më parë. Në planin financiar situata do jetë goxha kontradiktore. Nuk do dini sa të shpenzoni që gjendja të mos ketë tronditje.

Peshorja

Për shkak të ndikimit të madh të Marsit dhe Saturnit ka mundësi të bëheni paksa egoistë gjatë kësaj dite. Kjo gjë ka për t’iu sjellë probleme. Për ju të dashuruarit do jetë ditë tejet e tensionuar kjo e sotmja. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin që keni në krah dhe do keni debate të njëpasnjëshme. Ju beqarët do tregoheni të arsyeshëm dhe nuk do hidheni menjëherë në krahët e personit që do ju dalë para. Në punë do ju duket sikur dita nuk do ketë fund dhe do lodheni tej mase. Edhe minutat do ju duken orë prandaj do e shtyni kohën duke pirë kafe, duke shkuar në tualet dhe duke u ajrosur në ballkon. Në planin financiar gjendja nuk do jetë ashtu si e keni dashur.