Policia e Shtetit i ka kërkuar koncensionarit të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” vendosjen e kamerave të sigurisë në zonën e imbarkimit të bagazheve të pasagjerëve, vendi me riskun më të lartë ku dyshohet se hapen nga punonjësit për të marrë sendet me vlerë, kryesisht bizhuteri dhe para.
Arrestohen punonjësit e Shefqet Kastratit në Rinas, vidhnin valixhet e pasagjerëve
Po ashtu, në bazë të kësaj kërkese është edhe vendosja e kamerave personale të trupit te çdo punonjësi që merret me transportimit e bagazheve, me synim dokumentimin e plotë të rasteve të vjedhjeve që mund të konstatohen.
Vetëm në këtë mënyrë synohet t’i jepet fund problematikës së shtuar të humbjes së sendeve me vlerë në aeroport.
Vetëm ditën e hënë, pranë autoriteteve policore të aeroportit janë paraqitur 3 raste për humbje të sendeve me vlerë nëpër valixhe, ndërsa kohët e fundit denoncime të ngjashme sa vijnë e shtohen.
Një ditë më parë, blutë arrestuan një punonjës që u kap në flagrancë duke fshehur sende të vjedhura nëpër bagazhe dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë.