Ditën e sotme Ylli Limani njoftoi se maçoku i tij ishte sulmuar nga tetë qenë endacakë dhe kishte ndërruar jetë.

Këngëtari ka shpërthyer i revoltuar ndaj Komunës së Prishtinës. Sipas tij, përditshmëria qytetare është harruar dhe pse rreziku nga qentë endacakë është i vazhdueshëm.

“Dhimbja për Lokin më bërë të reagoj. Por, në dhimbjen time racionalizova mbi shkallët e dhimbjes dhe tmerrit që prindërit e çdo lagjeje në Prishtinë përjetojnë çdo ditë. Kur Loki u shqye nga qentë e lagjes, gjithçka çfarë përjetova ishte mllef dhe irritim ndaj qeverisjes komunale që lundrojnë nëpër liqenjtë e tyre imagjinarë. Asnjë moment nuk u irritova me ndonjërin nga qentë.

Në qetësinë time po shtroj një grumbull situatash hipotetike e pyetjesh: Çfarë nëse do të isha vetë unë ose dikush nga familja, miqtë, fqinjtë ose fëmijët e tyre? Çfarë nëse do të ishte një prej qytetarëve të Prishtinës? Ku do duhej të drejtoheshim?

Përgjigja është e thjeshtë: Tek qeversja e re e Prishtinës, për të cilët refuzoj të besoj që jetojnë përbrenda renderave të tyre që kryeqytetin e shohin si planimetri të shkëputur nga problemet ditore. Tek qeverisja e re që ka filluar mandatin duke na garantuar që mandati i tyre do të jetë i perjetimeve – të cilat s’po dalin me qenë domosdoshmërisht të bukura. Të paktën jo për familjen tonë”, ka shkruar Ylli mes të tjerash.