Profili i presidentit rus, Vladimir Putinit në Twitter ndiqet nga vetëm 22 persona, gjë që është interesante në vetvete. Edhe më interesante janë emrat që e ndjekin në këtë rrjet social presidentin rus.
Disa llogari që e ndjekin të parin e shtetit rus nuk do të habisin askënd, për shembull, platformat mediatike ruse RT dhe Sputnik dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.
Por mes atyre që Putin ndjek janë edhe aktori Arnold Schwarzenegger dhe miliarderi, Elon Musk. Aty janë edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ish-kryeministri kanadez, Stephen Harper, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe kryeministri britanik, Boris Johnson.