Alvisa Qarri është një ndër vajzat e cila ka përjetuar shumë situata të ndryshme në studion e Për’puthen.
Ajo shprehet se nuk do të ndryshonte veprimet që ka bërë në program, por vetëm ndikim që ka pasur nga faktorët e jashtëm.
Ish-konkurrentja doli çift me Bashkimin, një lidhje e cila nuk zgjati shumë, ndërsa sqaroi arsyet që çuan në një vendim të tillë.
“Fatkeqësisht nuk zgjati, pasi kemi pasur probleme kohët e fundit të cilat u bënë të mëdha. Ne jemi takuar, kemi komunikuar dhe i ndamë gjërat”, u shpreh Alesja.
Pas një kohe shumë të gjatë ajo i kërkoi falje edhe familjes së saj, pasi morën vesh publikisht diçka që nuk e dinin, bëhet fjalë për lidhjen me ish të dashurin.
Për sa i përket jetës jashtë kamerave, shprehet se gjithçka është shumë e qetë dhe nuk është në një lidhje.
Madje ajo deklaroi se nuk është rikthyer me të dashurin e saj pavarësisht spekulimeve të shumta.