Arjola Demiri është komentuar shumë së fundmi për shkak të puthjes së saj me Iliri Shaqirin si rrjedhojë e provës javore ku duhet të rikrijonin skenat e një filmi të caktuar.

Teksa kjo gjë ka shkaktuar shumë bujë, aktorja ka reaguar për herë të parë së fundmi që nga dalja e saj nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

E ftuar në emisionin “Ndryshe”, Arjola ka folur gjatë lidhur me eksperiencën e saj në format, ku është shprehur gjithashtu se me Ilirin ka krijuar një marrëdhënie të sinqertë që presin ta ruajnë edhe përtej përfundimit të emisionit.

“Që ta merrni vesh të gjithë, Iliri dhe familja e Ilirit janë bërë me gocë 37 vjeçe, Sabiani është vëllai i Ilirit, unë jam motra.

Unë mbështes Ilirin, sepse edhe Iliri më ka mbështetur mua. Kjo “Me ty deri ditën e fundit” është shprehja e Ilirit për mua.

Ma ka thënë tre ditë pasi kam hyrë në shtëpi. Kemi pasur një marrëdhënie që erdhi duke u rritur natyralisht, pa sforcime. Një miqësi e sinqertë, e hapur.

Puthja ishte një lojë, unë putha të gjithë gocat në buzë e nuk u bë nami, për Ilirin u bë nami. Se shqiptarët ashtu thonë, e puthi vëllain në buzë.”- ka thënë ajo.