![-640-0-shkoder-mark-lula-vrasja-burr-e-grua-1739876612](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/02/640-0-shkoder-mark-lula-vrasja-burr-e-grua-1739876612.jpg)
Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi të dashurën e tij, Anila Prendushi dhe më pas veten.
Viktima dhe e plagosura janë gjetur brenda makinës tij Wolskwagen rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”.
Kolë Manaj raportohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa e dashura e tij u dërgua në spital, ku sipas policisë, ndodhet në gjendje shumë të rëndë.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa në brendësi të makinës është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.