Ajo ishte një hap pranë vdekjes. Ishte në koma për një muaj, por kur u zgjua një mesazh, siç e përshkruan ajo i ndryshoi jetën.
Në moshën 25-vjeçare, Bree Diwal u zhvendos nga Australia në Kanada pasi gjeti një punë të mrekullueshme, thotë ajo. Mirëpo, nuk gjeti vetëm punën. Ajo u dashurua marrëzisht. Kishte një marrëdhënie të shkëlqyer për katër vite, por brenda një nate jeta e saj ndryshoi në mënyrë drastike.
Gushtin e kaluar, 25-vjeçarja pësoi një aksident në një parking kur një pjesë e një muri u shemb dhe ra mbi të. E reja u transportua me helikopter në Spitalin Universitar Alberta dhe u shtrua në reaniamacion me dëmtime në tru dhe disa kocka të thyera.
Sipas gazetës “Mirror”, ajo qëndroi koma për katër javë, ndërsa mjekët i kishin thënë nënës së saj se shanset për të mbijetuar ishin vetëm 10%.
Për fat të mirë, prindërit e saj nuk i dhanë konfirmimin për t’u shkëputur nga aparaturat që e mbanin në jetë dhe brenda tre javësh, Brie filloi të tregonte shenja përmirësimi. Kur u zgjua nga koma, vuante nga amnezia, por sapo filloi t’i kthehej kujtesa, ajo kërkoi telefonin e saj.
“Më në fund, sapo mora telefonin, mendimi im i parë ishte të telefonoja të dashurin tim dhe të shihja nëse ai e dinte se çfarë kishte ndodhur. Nuk kishte ardhur të më shihte”, tha Brie, duke shtuar: “Duke hapur telefonin për t’i dërguar një mesazh, shoh një sms nga një grua që shkruan se “tani jam me të. Ai jeton me mua dhe djalin tim, mos komunikoni me të”.
E kishte bllokuar në rrjetet sociale, siç shprehet ajo, edhe ish-partneri i saj, me të cilin jetonte para aksidentit. Brie qëndroi në spital për gjithsej pesë muaj dhe sapo u shërua plotësisht, u kthye në Australi me prindërit e saj