Zona e Dibrës njihet për prodhimin e qershive por në Shqipëri mungon tregu dhe të shumtë janë ata fermerë që e hedhin ose e japin falas këtë frut.
Qytetarët i bëjnë thirrje shtetit që të veprojë sa më parë duke subvencionuar fermerët që me prodhimin e qershisë pohojnë se nuk nxjerrin as kostot e tyre. Gjithashtu fermerët thonë se privati duhet të ndërtojë fabrika konservimi në mënyrë që qershia kur nuk shitet mos hidhet në kanal por të përpunohet për tu bërë reçel ose komposto.
“Dibra njihet për prodhimin e qershive. Një gjë të keqe ka rrethi i Dibrës që nuk ka bërë fabrikë konservimi. Berati e ka, ne furnizohemi nga Berati për komposto qershie, reçel, kurse në Peshkopi e marrin e hedhin në kanale. Kjo është një mungesë e madhe e shtetit apo e privatit se di. Duhet patjetër të ketë çdo rreth që ka prodhim qershie. Në peshkopi qershitë i mbledhin dhe t’i japin falas vetëm mos prishet. Duhet një fabrikë konservimi patjetër”, tha një qytetar.
Nuk ka shitje fare. Po i shes 300 lekë të vjetra në Dibër. As punëtorët nuk paguhet kosto. Shumica i hedhim gjithë qershitë sepse nuk ia leverdis fare”, u shpreh tregtari
Bujëqësia në Dibër ka mbaruar, I bëjmë thirrje qeverisë që të vendosë dorën, nuk punohet toka. Tallen me popullin e Dibrës, tallen me fermerët dhe bujkun”, tha një tjetër fermer.