Bordi për vendosjen e çmimeve të ushqimeve do të dalë sot me vendimet e para. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj u shpreh se bordi u mblodh në 1 prill dhe vendimet do i njoftojë sot. Përpos faktit që mbledhja u bë në 1 prill dhe vendimet do të njoftohen sot, fakti tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte se vetëm 4 produkte do të jenë nën monitorim. Pra shporta e ushqimeve bazë që do të monitorohen do të përbëhet vetëm nga vaji, mielli, sheqeri dhe orizi.

Sipas aktit normativ për ngritjen e bordit për ushqimet, ne e kemi ngritur bordin dhe gjatë mbledhjeve të para jemi kujdesur për formulën për çmimet dhe marzhet.

Ndryshe nga bordi i karburanteve që bëhet fjalë vetëm për tre produkte, bordi i ushqimeve ka disa kategori dhe për të njëjtin mall ka disa marka dhe cilësi, kjo ka bërë që gjatë mbledhjeve të para të kemi hasur vështirësi, por në mbledhjen e 1 prillit, bordi vendosi që të mbajë në monitorim katër produkte; miellin, vajin, orizin dhe sheqerin dhe të dalim me disa çmime reference, që nuk do të jetë më të larta se ato të përcaktuara në bord.

Këto çmimet do të bëhet me dije sot” tha ministrja. Pyetja që shtrohet është nëse të tjerat që nuk janë në këtë shportë janë produkte luksi?