Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku është shprehur në lidhje me situatën energjetike në vend.
Balluku bëri me dije se fasha 800 kWh të mos aplikohet as në muajin nëntor, pasi moti në vijim parashikohet me reshje, ndërsa ka dhe një rënie në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë.
“Fasha 800 kWh nuk do të aplikohet as për muajin nëntor. Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse. Parashikohet mot me reshje, ka rënie në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë. Po mbrojmë familjet dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit të energjisë,” është shprehur Balluku.