Ministrja Krifca: Kriza që ne po jetojmë sigurisht që ka prekur edhe bujqësinë. Ne jemi përballë rritjes së imputeve dhe prandaj qeveria u është gjendur fermerëve me skemën e naftës. Aktualisht kemi 7300 fermerë që janë aprovuar dhe 5600 prej tyre kanë marrë naftën sepse kemi këtë sensibilitet për t’u shërbyer. Sa i takon imputeve bujqësore jemi të varur nga çmimet ndërkombëtare. Gruri ka nevojë për ujitje dhe ne kemi bërë investime dhe këtë vit do të bëjmë. Sa i takon blegtorisë ne plotësojmë 95% të nevojave të vendit për qumësht. Duket sikur na duhet të importojmë, por nevojat i plotësojmë. Çmimi i fermerëve është rritur, më vjen mirë që cmimi është rritur se kanë mundësi të përballojnë shpenzimet.