-640-0-1678447868-ambulanca-1684997191

Një punëtor 66 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi ka rënë nga soleta ku punonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G..

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.