Rakip Suli vijon procedurat për të vënë në jetë nismën për të prishur stadiumin e Kamzës dhe në atë territor të ndërtojë zyrat e reja të bashkisë.

Në fillim të vitit 2024 ai hapi një tender për projektin e Bashkisë së re të Kamzës, në territorin e stadiumit, i cili ka funksionuar për vite me radhë dhe i lënë në harresë me dashje nga strukturat qendrore dhe lokale.

Disa javë më vonë, pas publikimit të këtij skandali, ai u tërhoq duke anuluar edhe procedurën.

Por, muajt kaluan dhe Rakip Suli ka vijuar me hapin e radhës. Për ti paraprirë një tjetër akuze për të prishur stadiumin egzistues, ai ka lëvizur “gurët” për të ndërtuar një stadium të ri.

Rakip Suli bën stadium të ri 2.2 mln euro në Valias, prish

Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit për ndërtimin e fushës së sportit në Valias

Dokumenti i mësipërm, i siguruar nga VoxNews, është shpallja e njoftimit të tenderit të hapur nga Bashkia e Kamzës për ndërtimin e një fushe të re sportive.

Objekti i procedurës së prokurimit është “ndërtimi i fushës së sportit Valias si dhe ndërtimi i godinës + shkallaret”.

Rakip Suli bën stadium të ri 2.2 mln euro në Valias, prish

Fondi për këtë procedurë është plot 221.499.465 lekë, 2.2 milionë ose me TVSH shuma shkon në plot 2.5 milionë euro.

Një fushë sportive me këtë vlerë?

Fondi është tepër i lartë për një fushë sportive, por në objekt shkruhet “ndërtimi i godinës dhe shkallaret”. Pra një stadium i mirëfilltë, me vende të ulura dhe me një tribunë.

Ndoshta shumë herë më i vogël në kapacitet se ai ekzistues, por që i hap rrugën shembjes së tij për të ndërtuar zyra.

Duket se Suli ka lëvizur “nën rrogoz”, kjo me qëllim krijimin e një stadiumi të ri, rithemelimit të ekipit të Kamzës, i përjashtuar disa vite nga FSHF-ja dhe më pas ndërtimit të godinave.

Rakip Suli bën stadium të ri 2.2 mln euro në Valias, prish

Kaq shumë para të ketë Bashkia e Kamzës sa të prishë stadiume, të bëjë godinë të re të bashkisë dhe të ndërtojë stadium të ri?!

Një abuzim i pastër me pushtetin, pasi godina e Bashkisë së Kamzës, ajo ekzistuesja, është tepër e madhe dhe me disa kate. Ndoshta fryrja e administratës ka sjellë nevojë për kapacitete të reja, por nëse do të kishte një studim ai do të ishte se si të vihen në punë njerëzit, punonjësit, dhe jo ëndrrat për zyra dhe stadiume të reja!

Rakip Suli bën stadium të ri 2.2 mln euro në Valias, prish

Faksimile: Projekti i Bashkisë së re të Kamzës, që parashikohet të ndërtohet në territorin e stadiumit ekzistues

VoxNews vijoi të shfletojë dokumentet e dala nga Bashkia e Kamzës, e cila në fillim të vitit 2024 hapi një tender me objekt “ndërtim i parkimit me 1 kat nëntokë, objekti 3 kat i bashkisë dhe rehabilitimi i sheshit”, me një fond 8.225.758 lekë.

Në atë kohë, procedura kishte firmën e Rebeka Sulejmani, zv.kryetare e Bashkisë së Kamzës, pasi vetë kryetari Rakip Suli ndoshta ka pasur frikë të firmoste.

Në dokumentet shoqëruese, Suli kërkonte shfrytëzimin e një sipërfaqe prej 13.000 m2 të stadiumit ekzistues për të ndërtuar godinën e re të Bashkisë së Kamzës.

Në letra shkruhet se fusha e futbollit “është në gjendje të përkeqësuar për shkak se aty nuk ka më aktivitete sportive dhe vetë kushtet e saj janë të papërshtatshme”.

“Është një sipërfaqe totale prej 13.000 m2 e cila do të shkatërrohet dhe për shkak se është një ambient mjaft i bollshëm, aty do të ndërtohet godina e re e bashkisë me të gjitha ambientet në dispozicion të qytetarëve. Për të plotësuar nevojat e bashkisë por edhe të vizitorëve të bashkisë propozohet parkim nëntokësor me sipërfaqe 3.000 m2. Godina e propozuar bashkiake ka një sipërfaqe prej 1.664 m2 të ndarë në tre kate, edhe 318 m2 bodrum” shkruhej në këto dokumente.

Vetë ekipi i Kamzës u përjashtua nga FSHF-ja në vitin 2019, pas një sherri në atë stadium.

Rakip Suli bën stadium të ri 2.2 mln euro në Valias, prish

Faksimile: Vendimi i Këshillit Bashkaik të Kamzës për godinën e re të bashkisë dhe fushën në Valias

Në fund të vitit 2023, Këshilli Bashkiak i Kamzës, me vendimin me numër 116, miratoi listën e prioriteteve për vitin 2024-2026.

Një vendim kolegjial, i kërkuar nga Rakip Suli për të hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për të futur në “lojë” zv.kryetaren dhe Këshillin Bashkiak.

Në pikën 10 të këtij vendimi është edhe “ndërtimi i fushave të sportit në Valias”, ndërkohë që në pikën 11 është “ndërtimi i parkimit me 1 kat nëntokë, objekti 3 kat të Bashkisë Kamës dhe rehabilitimi i sheshit”.