Tenderi , Rakip Suli “fut duart” dhe te bankat e shkollave në Kamëz , nxjerr kokë skandali 154 milion lekë

Nxënësit e shkollën 9-vjecare “Azem Hajdari” në Babrru e nisën vitin shkollor, ndërsa bashkia Kamëz vazhdoi me blerjen e bankave dhe dollapëve. Tenderi u fundit që ka zhvilluar Bashkia Kamëz për këtë shkollë, e cila u rikonstruktua në fillim të këtij viti, ka të bëjë me mobilimin e saj, pikërisht këtu gjërat nisin dhe trashen.

Konkretisht, po raportojmë për prokurimin me objekt ‘Mobilim i shkollave 9- vjeçare “Azem Hajdari” Njësia Administrative, Babrru Paskuqan’, me fond limit 154 milionë lekë.

Kamëz , “gangsteri” Rakip Suli tregon se nuk pyet për SPAK: Tender milionësh nipit të Sadri Abazit (Sadriut dmth)

Gara ka qëndruar e hapur për 15 ditë dhe është mbajtur më 18 shtator 2024. Në fakt nuk është zhvilluar ndonjë procedurë siç e kërkon rregulli, pasi njerëzit kryetarit Suli e kanë eliminuar konkurrencën.

Rakip Suli "fut duart" dhe te bankat e shkollave në Kamëz , nxjerr kokë skandali 154 milion lekë
Rakip Suli “fut duart” dhe te bankat e shkollave në Kamëz , nxjerr kokë skandali 154 milion lekë

Edhe pse dorëzuan ofertat nga 6 kompani, të gjitha u skualifikuan, përveç bashkimit të operatorëve “Eduart Xhixha” & “AL – STEEL CONSTRUCTION 01”. Megjithëse nuk ishte oferta më e ulët, me sa duket Suli e kishte paracaktuar si fitues këtë bashkim operatorësh.

Tenderi ka marrë 2 denoncime!

Në datën 28 shtator 2024 nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike njëherazi pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “Shaga” SHPK. Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës së paraqitur B.O.E. “Eduart Xhixha & AL – Steel Construction” SHPK.

Sipas ankimuesit, firma fituese ka mungesë dokumentacionesh të rëndësishme, çka bëjnë që mos t’i plotësojë kriteret për këtë prokurim.

Konkretisht ankimuesi ka specifikuar se fituesit i mungojnë dokumente të tilla si;

“Kopje të deklaratave të xhiros vjetore të realizuar nga operatori ekonomik për një periudhë maksimumi deri në 3 (tre) vitet e fundit financiare (2021, 2022,2023) ,

Kopje të certifikuara të bilanceve të tre viteve të fundit (2021, 2022,2023) të paraqitur pranë autoriteteve përkatëse, të konfirmuara nga ky autoritet që të tregojnë raportet, ndërmjet aktivit dhe pasivit.

Dëshmi për furnizimet e mëparshme, të ngjashme me objektin e prokurimit

Operatori ekonomik pjesëmarrës, duhet të disponojë të paktën 2 (dy) mjete transporti, me kapacitet mbajtës te paktën 1.5 Ton”.

E thënë thjeshtë, sipas ankimuesit, firmës fituese i mungojnë një sërë dokumentesh të rëndësishme që  në këtë kuadër vënë në pikëpyetje realizimin e shërbimit sipas parashikimeve.

Falsifikime

Por, prisni ka edhe më keq! Sipas “Shaga” SHPK procedurat e këtij tenderi duhet të merren nën hetim, pasi kemi të bëjmë me falsifikim dokumentesh.

Referuar detajeve në dokumentin më sipër, ankimuesi shprehet se “Ajo që do theksojmë ne këtë rast ne gjithë mënyrën e veprimit te KVO-se, në këtë nxitimin e tyre për ta mbyllur procedurën dhe nënshkruar kontratën me BOE Eduart Xhixha & Al Steel Construction sa më herët që të munden, është një çështje që kërkon jo vetëm hetim administrativ, por edhe penal nisur nga gjitha shkeljet që ka bërë KVO në këtë vlerësim dhe procedurë”, thuhet në dokument.

Shkelje e barazisë

Ndërkohë një ditë më pas, në KPP u paraqit një tjetër denoncim që rrit dyshimet se ky prokurim është një përvetësim i fondit për mobilimin e shkollës.

Në datën 29 shtator 2024 nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike njëherazi pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit kontraktor, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “Erald” SHPK.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “Erald” SHPK, në procedurën e mësipërme të prokurimit

Operatori ekonomik Erald ne formularin e vetë deklarimit (shtojca 8) nuk ka deklaruar sipas pikës 2.3.2 (Operatori/et ekonomik pjesëmarrës për te realizuar prodhimin/montimin dhe shpërndarjen e mallrave objekt prokurimi, si dhe shërbimin e transportit duhet te ketë minimalisht te punësuar stafin ; Mungojnë 2 Saldator, nuk janë deklaruar ne formularin e vetë deklarimit (shtojca 8) ”, kjo është arsyeja që  komisioni ka skualifikuar këtë ofertë.

Por ankimuesi shprehet se ligji kërkon që për këtë mungesë operatori duhej të ishte vënë në dijeni që të plotësonte atë brenda afatit kohor. Ndërsa shprehet se kemi të bëjmë me një kontradiktë të madhe, kur oferta tjetër shpallet fituese me mungesë të një sërë dokumentacionesh. Me pak fjalë në këtë tender palët nuk janë trajtuar të barabarta.

Ndërkohë, çështja e mobilimit të kësaj shkolle duhet të bëhet objekt hetimi, edhe për faktin se nxënësit po vazhdojnë të mësojnë me bankat e blera në vitin 2023. Ndoshta nuk ishte e domosdoshme të bëhej ky shpenzim pa kaluar viti.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

Qysh nga thirrja në SPAK, Suli për të shpangur përgjegjësinë penale, ka autorizuar nënkryetaren e bashkisë Rebeka Sulejmani që të firmosë tenderat.