Tenderi , Rakip Suli skualifikon 11 kompani dhe “kap” Luan Balin e Ndërtimi shpk për t’i dhënë 700 mln lekë !
Rakip Suli duket se e ka lëshuar “pa frena” çështjen e tenderave edhe pse është nën radarin e SPAK.
Siç konstatohet nga dokumentet e konsultuara nga Gazeta Jonë, Bashkia Kamzë ka shpallur një tender me objekt “Ndërtim Rrugët “Ernest Koliqi+Sander Prosi+Rikonstruksion rruga Silvio Berluskoni+Rruga Qemal Stafa” dhe fond limit rreth 62 milion lekë.
Duke qenë se shuma është e konsiderueshme, në tender kanë ofertuar plotë 12 kompani, por çuditërisht, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë Kamzë, me orientim të Rakip Sulit ka skualifikuar 11 prej tyre duke ia dhënë “në tepsi” tenderin kompanisë “Ndërtimi” shpk duke mos realizuar praktikisht garë mes tyre.
Nisur nga kjo, Open Procurement Albania e kanë shpallur tenderin me flamur të kuq për mungesë konkurrence.
Gjithçka ka ndodhur lidhet me faktin se Bashkia Kamzë i ka skualifikuar para garës të gjithë konkurrentët e tjerë duke ia lënë fitoren ne xhep vetëm Luan Balit me ofertën rreth 700 milion lekë të vjetra me TVSH , i cili nuk garoi me të tjerët për të dhënë një çmim më të levderdisshëm dhe cilësi më të mirë! /Gazeta Jonë