Gjatë dëshmisë së Edi Ramës në komisionin hetimor për inceneratorët nuk kishte vetëm akuza, por edhe batuta dhe humor mes palëve.
Batutat:
Rama: Zonja Tabaku, më fal më lajmërojnë se kam një shenjë në ballë.
Tabaku: Keni një yll, pa dashje e keni vizatuar.
Rama: Po.
Tabaku: Keni nevojë për pak pushim, dy minuta?
Rama: Jo, nëse ju nuk iu shqetëson unë e mbaj yllin.
Tabaku: Jo Jo, zoti Shalsi.
Shalsi: Mesa duket do të zgjasë, të ketë një pushim të shkurtër njëherë në 3-4 orë, do të ishte e vlefshme dhe salla ka nevojë për ajrosje.
Tabaku: Faleminderit. Iku ylli në ballë? Vazhdojmë.