Një djali i ri me vath në vesh e bëri nostalgjik kryeministrin Rama, i cili kujtoi kohën e rinisë së tij, kur vetë mbante një aksesor të tillë.
Gjatë vizitës nëpër banesat e reja në Valias, kreu i qeverisë i shoqëroi takimet me qytetarët me batuta. Teksa iu drejtua Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës, Rama u shpreh se futja në parti e detyroi atë të heqë vathin nga veshi.
Ndërkohë në një tjetër moment, kryeministrit Rama i nxjerrin disa ëmbëlsira, por ai refuzoi t’i marrë duke thënë se duhet t’ja jepni Arben Ahmetajt, pasi siç u shpreh kreu i qevrisë “ai është helm”.
Edi Rama: Shi shi me vath si Ronaldo… Eh mo Rakip ç’na bëtë me këtë parti, na hoqët vathët.
Rakip Suli: Një mrekulli është.
Edi Rama: Shumë mirë është.
Qytetari: Jo mirë, por shumë e mirë është. Ne jemi shumë të kënaqur.
Edi Rama: Ta gëzoni, paçi shëndet.
Edi Rama: Jepjani këtij se ky është helm (e drejton gishtin nga Ahmetaj) unë jam i ëmbël.
Qytetari: Nuk dua ta harroj për të mirën që ka bërë
Edi Rama: Jo jo, Rakipin nuk ke si ta harrosh se ai vërtet i ka ndenjur mbi kokë kësaj pune, por me stadiumin e prish cik punën. Kërkon dhe stadium.