Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit. Teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve, shefi i qeverisë u shpreh se Partia Socialiste do t’i fitojë të gjitha bashkitë e vendit.

“Të gjitha, natën e mirë!”, tha Rama.

Ai foli edhe për akuzat e opozitës sa i takon Portit të Durrësit, të cilat i cilësoi si “llafe pazari” që nuk mertitojnë të komentohen.

“Janë bërë negociata dhe është një investim ku shteti shqiptar nuk ka dhënë, por ka marrë njëkohësit 33% të aksioneve. Një investim të ngjashëm, merr një model të ngjashëm që bëhet në vijën ujore ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm të Beogradit dhe Serbisë dhe ne kemi marrë edhe 1% të aksioneve seç kanë marrë ata, Këto muhabeti pazari te gabi, jo këto jo ato, unë skam kohë për t’ju përgjigjur.

Kryeministri shigjetoi po ashtu kreun e PD-së, i cili sipas tij nuk është i kënaqur me këtë investim, që sipas Ramës është më i madhi që ka njohur Shqipëria ndonjëherë.

“Ngritja e këtyre akuzave, e këtij llumi është një turp shumë i madh, Marrëveshja është nënshkruar publikisht dhe në Kuvendin e Shqipërisë do të ratifikohet nga Kuvendi,, do ketë kohë për diskutime. Është futur me procedurë të përshpejtuar. Ky është volumi më i madh i një investimi të huaj në Shqipëri. Kujt ti flasësh non gratës apo atyre që shkojë pas non-gratave?”, shtoi Rama.