Është mbledhur mbrëmjen e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Burime për Gazeta Jonë nga mbledhja bëjnë me dije se në mbledhje nuk ishte Arben Ahmetaj.

Rama ka dhënë porositë të bashkërendimit të punës ndërmjet deputetëve, drejtuesve politik, kandidatëve dhe ministrave.

Kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve të tij që të fokusohen tek zona e tyre elektorale dhe të mbajnë përgjegjësi. Është diskutuar për Vlorën, por pa përmendur emra.

Të vetmin që ka përmendur me emër ka qenë Benet Beci për Bashkinë e Shkodrës. Në platformën politike për fushatën zgjedhore Rama ka kërkuar që “Akti1st” të jetë një instrument kyç.

Rama ua ka bërë të qartë se përveç dy deputetëve, Ajazi dhe Beci, nuk do të ketë tjetër mundësi për kandidat për bashki. Gjithashtu krye socialisti ua ka nënvizuar që mos ta marrin shumë lehtë pasi nuk do të jenë zgjedhje të lehta

Ndërsa, Vlorën Rama u ka thënë deputetëve që do ta marr vetë në patronazh, me idenë që do të shkojë vetë atje për të folur me partinë për kandidatin që do të vendoset.

Gjithashtu gjatë mbledhjes kanë raportuar edhe drejtuesit politik për sondazhet dhe kandidatët për kryetarë bashkie. Ndërkohë, nesër në orën 17:00 është vendosur që të mblidhet Kryesia. /Gazeta Jone