Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në parlament për më shumë se 6 muaj ndaj atij nuk i hiqet mandati.

Ish-kryeministrit Sali Berisha i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme. Ai akuzohet si i përfshirë në skandalin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

SPAK thekson se ish-kryeministri Sali Berisha ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte drejtpërdrejt edhe dhëndri i tij.