Prej mbrëmjes së të shtunës kryefjalë në Shqipëri është dosja “Partizani” që arrestoi dhëndrin e Sali Berishës dhe për ish-kryeministrin u vendosën dy masa sigurie, por që ka refuzuar të shkojë të përballet duke akuzuar se procesi kundër tij është politik, i sajuar nga Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama teksa inspektonte disa punime në qytetin e Vlorës është pyetur lidhur me çështjen e ish-kryeministrit Berisha në SPAK, por refuzoi të përgjigjet. “Ik tani. Mirupafshim” ishte përgjigja e Ramës për gazetarët dhe më pas u largua.