Një ngjarje e rëndë është regjistuar ditën e djeshme në Tiranë.

Një 49 vjeçar në gjendje të dehur ka lagur me benzinë veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një makinë, por e ka përplasur me murin rrethues të një banese aty pranë.

Në pranga ka rënë Besim Dedej, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një thikë.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij.

Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë),” shkruhet në njoftimin e policisë.