Kryeministri Rama ripërsëriti thirrjen e tij për të hetuar Sali Berishën, pasi ai është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara. Rama theksoi se prokuroria duhet të gjejë prova nëse ka, në të kundërt, ai do të kërkojë falje.

“Prokuroria të gjejë provat nëse ka, nëse nuk ka, ne kërkojmë edhe falje. Këtu nuk mund të rrinë gjërat në ajër. Unë jam i fundit që po flas për këtë çështje.

Mos i lini kusur, në anën që unë udhëheq, nëse kanë llogari me drejtësinë. Jam i pari që e dëshiroj këtë gjë. Kush ha atë që si takon duke më ngrënë mua në shpinë, nuk ka punë me mua. Por që kjo punë të bëhet, meqë te kjo partie kemi mbështetje maksimale, atëherë po rrimë këtu. Presionet këtu i bën tjetërkush. Nëse do të dish se çfarë është presioni dëgjoni çfarë është thënë dje për një gjykatëse, apo kryeprokurores i është thënë lavire”, tha Rama, i cili shto se këtu duhet kapur demi prej brirësh, jo prej bishti. “E patolerueshme që nuk ka prokuror e gjykatës të korruptuar para hekurave”, shtoi kryeministri.