
Kryeministri Edi Rama është fotografuar sërish këtë të dielë duke bërë pazar në një supermarket në Tiranë.
Mësohet se kreu i qeverisë ka qenë në ambientet e një qendre tregtare përballë selise se PD, ku siç shihet në foto i veshur me bluzë të bardhë është duke blerë fruta dhe perime.
Veprimi i kryeministrit tregon se përveç punëve të shtetit, e thërrasin edhe detyrat e kryefamiljarit.
Kjo nuk është hera e para që kryeministri Rama është parë duke bërë pazar. Edhe pak kohë më parë, kreu i qeverisë u shfaq në një dyqan lagjeje. Ndërsa foton në atë kohë e publikoi vetë në rrjetet sociale.
“Kur i thua gruas po kthehem nga puna dhe të thotë mos hajde pa domate”, shkruante Rama.