
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kryesocialisti Rama i ka besuar Hoxhës angazhimin në njësinë numër 1 në kryeqytet, duke zëvendësuar Eduard Shalsin.
Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të kryesisë u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.
Ndërkohë, nga Kukësi u largua si drejtues politik Pandeli i Majko, i cili po ashtu do të angazhohet në qytetin e Kavajës duke stepur edhe më tepër Veliajn.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe Rama ka zgjedhur që të përqëndrojë forcat në Tiranë, i cili prodhon numrin më të lartë të mandateve, konkretisht 35./gazetajonë