Kryeministri Edi Rama ka postuar një video duke pirë ujë drejt nga çezma si përgjigje ndaj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila ka shprehur se vetë deputet nuk e pinë ujin që UKT sjell në çezmat e shtëpive.

Pas kësaj deklarate Rama tha në foltoren e Kuvendit se do të pinte ujë nga çezma dhe do të postonte videon.

“Ky është ujë Tirane, madje do pi edhe nga uji i detit, do nisem për Lezhë. Sa i mirë! Pini ujë Tiranë, e ti Jorida si tironse, pini ujë Tirone. Keni çezëm këtu të pi ujë çezme meqë thonë që nuk pihet ujë çezme. Hajde gëzuar. Jorida për të mira,”-thotë Rama në videon e tij.