IMG_0284

Në orën 09:20 kryeministri Rama mbërriti në vilën qeveritare nr 30 ku do të ketë takime individuale me çdo drejtues politik të qarqeve për të diskutuar rreth emrave me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa vendimi final për emrat që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste që do të  mbahet më 12 mars.

Vetë kryeministri Rama pritet të jetë në listën e hapur të Tiranës, me angazhimit që ka marrë publikisht për drejtimin e fushës në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt./gazetajonë