Kryeministri Edi Rama ka zbardhur në mbledhjen e grupit prapaskenat për daljen e emrit të kadndidatit për President.
Rama: Patëm nga grupi 3 drejtime të përcaktuara. Një drejtim ishte i të vetëpropozuarve këtu në grup që u përjashtua menjëherë. Drejtimi i dytë ishte për kandidaturat që nuk ishin pjesë e grupit parlamentar por që kishin kontribut në PS, duke filluar nga Fatos Nano e deri tek të tjerët për të cilët kemi respektin më të madh por edhe këtë drejtim e përjashtuam.