Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Elbasan, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku ka prezantuar kandidatin Gledian Llatja.

I pranishëm në takim ishte dhe këngëtari që ka bërë këtë këngë, Petrit Vullkani i cili është nga Elbasani dhe performoi live. Rama nuk u përmbajt duke nisur kërcimin nën ritmin e tallavasëmes vajzave dhe grave të mbledhura në takim.

Ata tallavasë i marrin të keqe. A thua se po dëgjojnë gjithë ditën Mozzartin. Këta rrinë dhe dëgjojnë gjithë ditën se çfarë del nga zorra qorre dhe pastaj bezdisen nga ritmi i një kënge. Kjo meriton në përgjigje me Tit Vullkanin. Fushata dhe rruga drejt 14 Majit duhet të jetë me nota të rëndësishme shprese dhe vështrimi nga e ardhmja”, tha Rama.