everia ka hedhur një tjetër hap në luftën kundër evazionit fiskal. Lufta kundër informalitetit, tha kryeministri Edi Rama sot, ka dhënë efekt pas kërcënimit kundër bizneseve për deklarimin e pagave reale për punonjësit.

Edi Rama u shpreh se qeveria nuk do të mjaftohet vetëm me atë që deklaron biznesi për punonjësin, por do të zbresë në terren për të bërë krahasimin e jetës që bën qytetari në krahasim me atë që merr.

“Do të bëjmë hapin tjetër, krahasimin e pagave me stilin e jetës. Kjo vlen për atë që marrin paga të larta dhe i shmangen deklarimeve në mënyra të ndryshime.

Do të gjejmë boshllëqet mes stilit të jetës dhe të ardhurave. Nuk mund të deklarosh të ardhura “X” dhe nuk mund të kesh shtëpia dhe vetura që nuk mund t’i kesh kurrë me ato të ardhura” tha ai.

Ministrja Delina Ibrahimaj njoftoi se “nga 1 qershori do të paraqesim ligjin e ri për të targetuar profesionalet e lira, që duhet të paguajnë tatimin në bazë të këtij ligji”.

Gjithashtu, ajo paralajmëroi thellimin e masave kundër informalitetit. “Do të dyfishojmë gjobën për mosdeklarimin e pagës së saktë për punonjësit” tha ajo.