Kryeministri Edi Rama, nuk është përmbajtur teksa gjatë intervistës me Blendi Fevziun përmendet ish kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.
Rama shfrenoi gjuhën duke kërkuar nga Fevizu të mbahet higjenë në studio dhe të mos përmenden emra që përçojnë ajër të ndotur tek shqiptarët.
“A do kujdesemi bashkarisht për higjenën e kësaj studio. Mos ta ndosim bisedën, me sjelljen këtu të personazheve dhe të gojëve që përçojnë në shtëpinë e shqiptarëve ajër të ndotur”, tha Rama.