Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e ndihmës ekonomike që përfshin ndihmën për pensionistët, familjet në nevojë që marrin ndihmë ekonomike, indeksim e pensioneve, hyrjen në fuqi të pagës minimale në Prill.
“Sot kemi miratuar paketën për të përballuar goditjen pa rritur çmimin për familjet dhe biznesin e vogël dhe kompensuar goditjen për çmimet e shportës për ata që janë më pak të mbrojtur” tha Rama.
Paketa ka shtatë pika;
1.Do të derdhim 3.6 mld lekë për të indeksuar pensionet, kjo do të reflektohet që në pensionin e radhës.
2. Për 434 mijë përfitues do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës që është 7%, ose 25 mijë lekë të vjetra plus, qeveria do të japë 30 mijë lekë për tre muaj rresht për pensionistët që; marrin më pak se gjysma e pagës minimale, pensionistë që jetojnë vetëm, PAK, dhe të gjitha familjet e skemës së ndihmës ekonomike.
3.Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë 15 mln dollarë. Jemi gati të mbulojmë të gjithë fermerët atje në punë.
4.Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane për të paguar diferencën e çmimit të biletës. Do të derdhen 5 mln euro. Që të mos preket asnjë qytetar për udhëtimin brenda dhe ndërqytetas.
5.Do ta tërheq dy muaj përpara të futjes në fuqi të ligjit për pagat deri në 40 mijë lekë dhe përgjysmimin deri në 500 mijë lekë dhe uljen për ata që marrin nga 1.5 deri në 2 mln lekë.
6.Në Prill paga minimale do të bëhet 320 mijë lekë.
7.Energjia është pika më e nxehtë, kemi vendosur të shtojmë 200 mln dollarë financimin e mburojës së çmimit të energjisë.