Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin grek ERT me në fokus çështjen Beleri.

“E rëndësishme të dëgjohen të dyja kambanat, jo njëra. Kjo është arsyeja se pse e kontaktova vetë gazetarin grek. Ka 80 vjet që ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore, dhe ende Greqia ka në fuqi ligjin e luftës, një arkaizëm i madh, ne jemi shumë të interesuar ta shohim të larguar nga rruga jonë e përbashkët.

Besoj tek miqësia dhe tek interesi ynë i përbashkët për të forcuar sa më shumë këtë miqësi, ashtu siç besoj se minoriteti grek në Shqipëri është një thesar i kulturës sonë të bashkëjetesës mes dy popujve, shteteve dhe dy shteteve, pavarësisht kush qeveris.

Zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë që duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por edhe duhet të përgjigjet para ligjit si çdo qytetar. S’mund të ketë dy drejtësi një për qytetarët shqiptarë me kombësinë shqiptare dhe një për ata me kombësinë greke,”  tha Rama.