Me ligjin e investimeve strategjike, qeveria ka mundësuar lirshmëri dhurimi të pronave publike, biznesmenëve privatë. Me një firmë, këta personazhe bëhen investitorë strategjikë të mrekullive natyrore të Shqipërisë dhe i shfrytëzojnë ato për përfitime vetjake (rikujtojmë këtu rastin e fundit në Dhërmi të investitor Gaz Pajës).

Plazhi i Gjeneralit, një nga perlat e Adriatikut është vënë nën juridiksionin e oligarkut Shpëtim Shijaku. Qeveria i ka falur Shijakut 635 m2 për të ndërtuar në të një resort turistik e për më tepër shfrytëzimin e plazhit ranor për 30 vite.

Kompania e tij Mediterranean Wave që i është dhënë Plazhi i Gjeneralit është krijuar vitin e shkuar dhe do të investojë 50 MLN €. Shijaku do betonizojë perlën e Adriatikut me hotele e vila turistike ku do të mund të pushojnë vetëm oligarkët.

Shteti do ia lehtësojë punën Shijakut duke marrë përsipër të ndërtojë me para publike të gjithë infrastrukturën e nevojshme për resortin nisur nga rrugët, impiantet e ujërave të zeza dhe fasilitete të tjera.

KUSH ËSHTË SHPËTIM SHIJAKU?

Edi Rama i ka falur këtij oligarku dy vite më parë vendkomandën qendrore të ushtrisë në Sauk, një sipërfaqe prej 136 mijë metrash katrorë tokë sipërfaqe ndërtimore për VETËM 1€. Kjo është shënuar si sipërfaqja më e madhe pronës publike që Edi Rama ka kaluar ndonjëherë në emrin e një klienti të qeverisë.

Shijaku po ashtu ka përfituar nga qeveria para pak muajsh lejen për të çmontuar Uzinën e ARMO, ose siç njihet ndryshe Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Duke bërë çmontimin e saj dhe shitjen për skrap, ndalohej me ligj derisa Shijaku u kalsifikua nga qeveria si biznesmeni që do merrte përsipër këtë sektor strategjik.