Kryeministri Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme teksa familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 kanë marrë çelësat e apartamenteve të reja. Teksa uronte familjet në Manzë të Durrësit Rama bëri dhe disa batuta me familjarët.

Atij ju ofruan karamele në shenjë mirëseardhje në shtëpinë e një çifti të moshuarish siç është dhe tradita. Rama tha se ishte i ëmbël vetë, ndaj më mirë t’i jepnin dy karamele ministrit Arben Ahmetaj pasi ai është i hidhur.

“Jam shumë i ëmbël vetë, jepja këtij dy (Ahmetajt), se ky është i hidhur”, tha Rama.