Jemi mësuar ta shohim Ronela Hajatin shpërthyeze, entuziaste dhe shumë positive. Pak herë e kemi parë të preket dhe në ato raste ka qenë për të atin e ndjerë, për të cilin flet gjithnjë krenare.

Ronela e ka humbur babain si sot para 9 vitesh dhe përmes një postimi në Instastory na ka emocionuar me fjalët që ka zgjedhur për ta përkujtuar.

“9 vite pa ty babush! Tani vitet po bëhen thjesht numër po sa na mungon, ti e di sepse je me ne çdo ditë,” – shkroi Ronela.

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Sekret” dhe çmimin ja dedikoi të atit.

Kjo këngë i dedikohet vetëm babës tim dhe dua të falënderoj jurinë që më ka votuar. Falënderoj të gjithë miqtë e mi të ngushtë që më kanë suportuar.”, tha ajo.

Pavarësisht dhimbjes që jeton gjithnjë me njeriun kur bëhet fjalë për të tilla humbje, ne kemi besimin e plotë që Ronela ka forcën të na përfaqësojë denjësisht në arenën ndërkombëtare, në nder edhe të kujtimit të babait të saj.