Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvendin e Shqipërisë me gjuhën e SHBA-së. Ai tha se nëse Sali Berisha do të zgjidhet në krye të PD-së, do të ndërpresë cdo marrëdhënie me PD-në. Kreu i qeverisë theksoi se do të negociojë me PD-në për Presidentin e ri, por jo Sali Berishën.

“Ne do ta bëjmë këtë përpjekje sepse e kemi detyrim ndaj vetes dhe njerëzve që na kanë zgjedhur dhe nuk na kanë zgjedhur, e kemi detyrim ndaj vendit që t’i japim një president që nuk duhet të jetë njëri nga ne që jemi këtu, nga ju, jo e jo.

Patjetër kemi edhe një detyrim që sidoqoftë, pavarësisht se në këtë derexhe ku jeni katandisur dhe do të shkoni më keq, ju e kni parë se mua më dalin fjalët, por prisni, prisni. Por kjo është puna juaj. Ju jeni të gjithë deputetë, të zgjedhur dhe shprehje e një vullneti. Por ju jeni këtu dhe jeni një fakt.

Dhe ne do ta bëjmë këtë përpjekje, por do të ishte mirë që dy gjëra të jenë të qarta, e para; me Saliun ne nuk kemi punë, për ne është i vdekur. Kuptohet, politikisht, jo biologjikisht, që sinqerisht, i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë ne mos na ngatërroni.

Ne nuk e zgjedhim, se kush e drejton grupin tuaj apo PD-në. Nëse do të bëni zgjedhjen që të drejtoheni nga një i vdekur, ne do të ndërpresim cdo marrëdhënie. Nëse ju do të keni Saliun në krye, është zgjedhja juaj. Unë nuk po merrem me të, por po merrem me ju, sepse ju jeni këtu.

Dhe e dyta mos u qani hallin as zarfeve, as sekreteve, as mënyrën si funksionon PS, pasi procesi që ne kemi ndërtuar është për të marrë maksimumin e propozimeve” tha ai.