ED-RAMA-752x440

Edi Rama u ka dërguar ultimatum deputetëve të PS-së, duke iu kërkuar të mos bëjnë asnjë koment për drejtësinë dhe sidomos për SPAK-un në media.

Shkak për këtë ka qenë një koment i deputetit Etjen Xhafaj, i cili ka dalë në mbështetje të Veliajt, duke sulmuar prokurorët e posaçëm.

Ja çfarë shkruhet më tej në mesazh:

“Jam pa fjalë! E paimagjinueshme se si një deputet i Partisë Socialiste mund të flasë si në kafene, si tifoz, duke bërë një avokati banale që për më tepër s’ndihmon askënd hiç fare, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë parimor për paraburgimin pa gjyq të kryebashkiakut të kryeqytetit! A është i pafajshëm a i fajshëm Erioni apo kushdo tjetër, këtë s’ia ka ngarkuar askush as PS, as mua e as Etienit natyrisht, që ta thotë në mexhelis.”

“Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete, me përmbajtjen e akuzave a me pretendimet e të akuzuarve! STOP! Mbështetja jonë për SPAK-un mbetet e palëkundur dhe kritikat tona parimore të mundshme nuk janë as me kohë e pa kohë, as punë e kujt t’i teket nga deputetët ose përfaqësuesit e tjerë të PS! Kështu që fokusohuni tek detyrat tuaja, ku nuk hyn gjëkundi muhabeti i kafenesë për drejtësinë.”/gazetajone