Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka komentuar situatën politike, në kohën kur kanë mbetur vetëm disa muaj nga zgjedhjet e ardhme.

Dade tha në A2 CNN se në përballje me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama fiton sërish.

“Unë do doja që brenda PS të ketë ato zhvillime, pasi një kryeministër që merr mandatin e tretë nuk ka vend për ta kritikuar se praktikisht e ka zgjedhur populli. Edhe ata që nuk e duan Ramën dhe janë kritikë kanë vajtur dhe kanë votuar. Sa më shumë të jetë Sali Berisha aty, do të lidhet me Edi Ramën, në përballje me Berishën, patjetër që fiton Rama”, deklaroi ish-ministrja.