Sali Berisha ishte ditën e sotme në Shkodër.

Pasi vizitoi disa nga zonat e përmbytura, ai zhvilloi një konferencë me gazetarët ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndërpreu prodhimin e energjisë në kushtet e prurjeve masive me qëllim “për të justifikuar blerjen” tha ai.

Por Edi Rama ka reaguar LVIE në Twitter, teksa Sali Berisha po fliste në Shkodër duke e akuzuar për hajdut.

“Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?!

Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje” tha ai.