shtë prezantuar këtë të martë në Romë, raporti gjashtëmujor i Drejtorisë së Përgjithshme të Antimafias Italiane me referime të dhënash të vitit 2023.
Mafia shqiptare në kërë raport të rradhës rikonfimohet ndër më të rrezikshmet ndër kriminalitetin e huaj në Itali dhe e dyta ndër më të forta pas Ndranghetas kalabreze.
Aktivitetit i mafias shqiptare është dokumentuar se është fortësisht i organizuar dhe në nivel internacional në bashkëpunime me grupe e mafie të tjera të pozicionuara jashtë territorit italian.
Mafia shqiptare është ndërmjetësja e parë me kartelat e narkotrafikut në Amerikën Jugore, në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet e prodhimit të saj e në furnizimin e tregjeve italiane e europiane.
Mafia shqiptare lulëzon aktivitetin e saj kriminal jo vetëm në trafikun e drogës por dhe në trafikun e qënieve nejrëzore e në atë të armëve. E po ashtu klanet mafioze italiane përdorin territorin shqiptar për riciklimin e parave të pista nga aktiviteti i tyre ilegal.
Gazetarja Alba kepi ka intervistuar për Syri TV krerët më të rëndësishëm të Antimafias Italiane. Raporti i DIA italiane evidenton se si lufta kundër mafieve ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të sekuestrimeve të armëve, si dhe armatimeve tipike lufte.
E ky fakt është verifikuar ndaj të gjitha organizimeve kriminale autoktone e të huaja si dhe në të gjitha vendet europiane. Pra sekuestrimi i armëve në të gjithë territorin italian e europian ka shënuar një rritje përgjatë 2023.
“Sa i takon mafies shqiptare, në bashkëpunim gjithnjë e më të konsoliduar me mafiet italiane e sidomos me Ndranghetan kalabreze, po luan një rol player (lojtar kryesor) në trafikun ndërkombëtar të kokainës. duke marrë në shumë raste rolin e lidershipit”, thotë drejtori i DIA Gjeneral Michele Carbone.
Por cili territor italian konsiderohet si kështjella “mbretëruese” e mafias shqiptare?
Për Gjeneral Michele Carbone “I gjithë territori italian është në degëzimet e klaneve shqiptare, si në Puglia për shkak të afërsisë gjeografike e ku mafia shqiptare ka ngritur kanalet e furnizimit e magazinimit të drogës e të armëve. Impresionuese, thotë ai janë të dhënat e Europol ku të gjithë kolegët e drejtorive homologe të investigimit antimafia në vendet europiane e të Policive europiane kanë të dhëna investigative që dokumentojnë përfshirjen e operativitetin parësor të grupeve kriminale shqiptare në territoret e tyre.”
“Mafia shqiptare është në join venture me mafiet autoktone duke luajtur një rol kyc bashkëpunues me mafiet vendase. Aksionet sipëmarrëse të mafies shqiptare në Romë janë ndërvepruese me mafien romane Casamonica si dhe në ricklimin e të ardhurave në ekonominë lokale.”
Sipas kreut të Antimafias Italiane “Mafia shqiptare trafikon heroinë nga Afganistani e bashkëpunon ngushtë me mafien pulieze në trafikun e importimin e marijuanës e hashashit. Ndërsa për trafkun e kokainës bashkëpunon me mafien kalabreze Ndrangheta.”
Kreu i DIA-s italiane ka thkesuar se është dokumentuar në shumë operacione se mafia pulieze përdor territorin shqiptar për riciklimin e parave të mëdha të fituara nga trafiqet ilegale të drogës e armëve.
Drejtori i Repartit Investigativ të Antimafias së Romës, Kolonel Mario Conio u shpreh se: “Mafia shqiptare në territorin roman është imponuar në mënyrë të dhunshme e të ftohtë. Trafiku i lëndëve narkotike është aktiviteti kryesor i tyre e fitimet investohet përmes riciklimit në ekonominë romane, kryesisht në sektorin e tregtisë. Aktivitetit investigativ i kohëve të fundit ka dokumentuar shumë raste të tilla.”
Po cilat janë zonat e kryeqytetit italian më nën trysninë e mafies shqiptare?
Sipas drejtorit të Antimafias romane Kolonel Conio, “zona e Castelli Romani është ndër më të kontrolluara nga klanet mafioze shqiptare ku është shtrirë dhe zona e veprimit e kriminelit Elvis Demce e ku janë dokuementuar raste të ndryshme antentatesh kërcënuese me armë e episode të dhunshme.”
Por a janë dokumentuar lidhjet e aktivitetit kriminal të grupeve shqiptare në territorin roman me vendin e origjinës pra Shqipërinë?
Kolonel Mario Conico shprehet se “në tetor të 2023 në bashkëpunim me qëndrën operative të Barit e Policisë shqiptare kemi dokumentuar bashkëpunime vepruese në trafikun e drogës mes këtyre grupeve e Shqipërisë. Klanet mafioze shqiptare në Romë kanë mundur të zëvendësojnë rolin e lënë shpesh bosh nga familjet Casamonica për shkak goditjeve që ky klan ka marrë nga operacionet e shumta të antimafias. Mafia shqiptare e ka kryer këtë rol me të njëjtën dhunë e rrezikshmëri e duke marrë e përsosur një rol primar në kriminalitetin kryeqytetas.”